Informacione
Kthimi & Dërgesa
Përditësuar më 10 shtator 2026.
Tarifat e transportit
Transporti llogaritet automatikisht te faqja e pagesës sipas shtetit:
| Shteti | Transporti | Afati orientues |
|---|---|---|
| Kosovë | 2,00 € | 1–3 ditë pune |
| Shqipëri | 3,00 € | 3–6 ditë pune |
| Maqedoni | 3,00 € | 3–6 ditë pune |
Afatet janë orientuese dhe nisin të numërohen pasi porosia konfirmohet me telefon. Produktet e personalizuara kanë nevojë për 2–4 ditë shtesë për prodhim para se të nisen.
Pagesa
Pagesa bëhet në dorëzim, në para në dorë te kurieri. Përgatitni shumën e plotë të shfaqur te konfirmimi i porosisë, transporti përfshirë.
Kthimi i produkteve
Produktet mund të kthehen ose zëvendësohen vetëm në rast se gabimi është nga ana jonë ose produkti arrin i dëmtuar.
Kjo përfshin:
- produkti arrin i dëmtuar;
- është dërguar produkti i gabuar;
- ka gabim nga ana jonë në produkt ose personalizim.
Në këto raste, klienti duhet të na kontaktojë menjëherë pas pranimit të porosisë dhe të dërgojë dëshmi të gjendjes së produktit, p.sh. fotografi.
Pas verifikimit, ne do të kujdesemi për:
- zëvendësimin e produktit; ose
- rimbursimin e shumës;
pa asnjë kosto shtesë për klientin.
Produktet nuk mund të kthehen ose zëvendësohen për arsye të tjera që nuk janë gabim nga ana jonë ose dëmtim gjatë pranimit.
Si të nisni një kthim
Na shkruani te portaislame1@gmail.com me numrin e porosisë dhe arsyen. Nëse ka defekt, bashkëngjitni një foto — shpesh e zgjidhim pa qenë nevoja ta ktheni fare produktin.
Pyetje të tjera? Na shkruani.