Transport falas për porosi mbi 35 €

Porta Islame

Informacione

Kushtet e Përdorimit

Përditësuar më 2 shtator 2026.

Pranimi i kushteve

Duke përdorur këtë faqe dhe duke bërë porosi përmes saj, ju pranoni kushtet e mëposhtme. Nëse nuk pajtoheni me to, ju lutemi mos e përdorni faqen për të porositur.

Përdorimi i faqes

Faqja ofrohet për përdorim personal, jo tregtar. Nuk lejohet kopjimi i fotove, teksteve ose dizajnit për t'i përdorur diku tjetër pa lejen tonë me shkrim, as përpjekja për të dëmtuar ose ngarkuar artificialisht faqen.

Çmimet dhe disponueshmëria

Çmimet mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Çmimi që vlen për porosinë tuaj është ai që shfaqet në momentin kur e konfirmoni. Nëse çmimi i një produkti ndryshon ndërkohë që e keni në shportë, çmimi i ri ju shfaqet përpara se të vazhdoni.

Bëjmë çmos që fotot dhe përshkrimet të jenë të sakta, por ngjyrat mund të duken paksa ndryshe sipas ekranit tuaj. Gjendja e stokut përditësohet automatikisht; nëse një produkt mbaron pikërisht kur po porositni, ju njoftojmë dhe porosia anulohet pa asnjë detyrim.

Porositë

Çdo porosi konfirmohet me telefon para se të niset. Ne ruajmë të drejtën të mos e pranojmë një porosi nëse të dhënat e kontaktit janë të pasakta, nëse produkti nuk është më i disponueshëm ose nëse dyshojmë për keqpërdorim.

Pagesa bëhet në dorëzim. Nuk kërkojmë dhe nuk ruajmë asnjë të dhënë karte.

Produktet e personalizuara

Produktet që i personalizojmë me emër ose tekst sipas kërkesës suaj prodhohen posaçërisht për ju. Pasi të kenë hyrë në prodhim, ato nuk kthehen dhe nuk ndërrohen, përveç rasteve kur ka defekt prodhimi ose gabim tonin në tekst. Ju lutemi kontrolloni me kujdes drejtshkrimin e tekstit para se ta konfirmoni porosinë. Detajet e plota janë te politika e kthimit dhe dërgesës.

Përgjegjësia

Përgjegjësia jonë kufizohet në vlerën e porosisë suaj. Nuk mbajmë përgjegjësi për vonesa që vijnë nga shërbimi i transportit ose nga rrethana jashtë kontrollit tonë.

Ndryshimi i kushteve

Këto kushte mund t'i përditësojmë herë pas here. Versioni që vlen për porosinë tuaj është ai i publikuar në momentin e porosisë.

Kontakti

Për çdo paqartësi na shkruani te portaislame1@gmail.com ose përmes faqes së kontaktit.